Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” për ndarjen nga jeta të aktorit Bujar Lako.
Rama, duke postuar një video nga filmi “Gjeneral Gramafoni”, tregon se do t’i mungojnë mesazhet e urimit nga aktori i madh.
“Kam qenë sa ky fëmija këtu kur e njoha Bujon… E s’kam si ta besoj dot se nuk do t’i çoj dot më shishen e verës për ditëlindje e s’do ta marr më mesazhin e tij për Vitin e Ri… ÇFARË TRISHTIMI!”, shkruan Rama.