David Kryemadhi është fitues i çmimit të parë te Legjendat Shqiptare në Novelat grafike. Ai u shpreh i emocionuar se: “Këtë çmim ia dedikoj gruas sime dhe fëmijës që presim”. Për të dytin vit rresht ish-studenti i Akademisë së Arteve të Bukura të Brerës është fitues i çmimit të parë, në një votim unanim nga juria.
Në mjediset e Ministrisë së Kulturës u organizua ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit III të konkursit Novelat Grafike. Zëv/Ministri i Kulturës, Zef Çuni u shpreh se “Ky aktivitet merr një rëndësi të veçantë, pasi inkurajon dhe promovon artistët e rinj, në jë fushë pak të njohur në Shqipëri. Ju vazhdoni të krijoni, ne do t’ju mbështesim”.
Juria e përbërë nga Helidon Helidon Doni Haliti, Artur Dauti dhe Sead Kazanxhiu vlerëso me çmime të tjera:
Alkida Boshnjaku -Fituese e çmimit të dytë me veprën “Nusja e liqenit t”Shkodrës”
Gjergji Zhuka- Fitues i çmimit të tretë me veprën “Halili pas Vdekjes”
Çmime Inkurajuese:
Xhon Madhi Çmim inkurajues me GRR
Kristanja Çene- Çmim inkurajues me veprën “Puthja e Cubit” nga Migjeni
Novelat grafike janë narracione nëpërmjet imazheve grafike të ngjashme me fumetin, me comics, strip etj. Novelat grafike janë bazat e shumë filmave, shfaqjeve teatrale dhe performancave të ndyshme artistike si psh. Borëbardha, Batman, Spiderman, Hirushja. Sot, ky lloj arti eshte kthyer në një gjini të preferuar të artit bashkëkohor, i cili tashmë studiohet në akademitë dhe universitetet më të njohura të botës. Novela grafike konsiderohet sot një nga elementet më të rëndësishëm të teorisë së komunikimit. Ky konkurs është në edicionin e tretë, ndërsa u ideua nga Shpend Bengu.