Dasma e ushtarit në Sirinë e shkrumbuar, çfarë fshihet pas fotove magjepsëse? Propaganda?

0,,19032067_303,00

Pas fotove magjepsëse dhe virale të një ushtari sirian që martohej mes rrënojave të Homs, shumëkush u shpreh se fotot ishin propagandë e qeverisë së Bashar Al Assad. Deutsche Welle shkruan se është pyetur fotografi për të mësuar më shumë. “Jeta vazhdon”, ka thënë fotografi 22-vjeçar Jafar Meray që prej një viti realizon foto profesioniste. Dhe ky ka qenë mesazhi që ai ka dashur të japë me fotografitë e tij.
“Mund të duket shkatërrimi, por kur në foto tregon diçka të bukur sërish mund të tregosh të bukurën”.
Në foto shihet dasma e 18-vjeçares studente Nada Merhi dhe dhëndrrit 27-vjeçar Hassan Youssef.

Fotot e Meray janë bërë virale prej kohësh. Njeriu që shihet në foto është pjesë e forcave të armatosura të Bashar al-Assad, e njëjta ushtri që është përgjegjëse për shkatërrimin e Homs në luftën 6-vjeçare mes ushtrisë dhe rebelëve e tashmë ISIS.
A janë fotot propagandë? Nëse nuk janë, ushtari është pjesë e një ushtrie përgjegjëse për vrasjen e mijëra të pafajshmëve thonë përdoruesit e rrjeteve sociale.”Nuk ka asgjë romantike as të bukur në një foto ku një 18-vjeçare martohet me një kriminel të mundshëm lufte”,-ka shkruar dikush tjetër.

I pyetur nëse ky projekt është mbështetur nga regjimi sirian, fotografi Meray i ka thënë DW: “Kam pasur mbështetje të madhe nga qeveria dhe se projekti atyre u është dukur interesant. 5% e sirianëve jam kundër kësaj që po bëj. Në fund të ditës ushtarët janë pjesë e popullit sirian dhe une fotografoj sirianët“.

0,,19032062_303,00

0,,19032053_303,00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *