Dashuritë e pafundme të Alber Kamy

Letrat e ndjera drejtuar femrave me të cilat mbante lidhje paralele

E  dashura ime

Në mes të urrejtjes, kam gjetur se aty ishte, brenda meje, një dashuri e pathyeshme.

Në mes të lotëve, kam gjetur se aty ishte, brenda meje, një buzëqeshje e pathyeshme.

Në mes të kaosit, kam gjetur se aty ishte, brenda meje, një qetësi e pathyeshme. Kam kuptuar, përmes të gjithash se …

Në mes të dimrit, kam gjetur se aty ishte, brenda meje, një verë e  pamposhtur.

Dhe kjo më bën të lumtur. Sepse më thotë se pa marrë parasysh sa shumë bota shtyn kundra meje, brenda meje, ka diçka më të fortë – diçka më të mirë, duke i shtyrë të gjitha mbrapsht
Sinqerisht i juaji,

Albert Kamy

Këto radhë të shkruara prej një prej shkrimtarëve më të mëdhenj që bota ka njohur, nuk munden ti thonë të gjitha për talentin e tij.

Veçse pos librave, Albert Kamysë i pëlqente edhe të shkruante letra dashurie. Ai ishte një njeri i fiksuar pas marrëdhënieve me gra të ndryshme. Lidhjet e vazhdueshme me femra të tjera do të çonin gruan e tij të dytë, Francinën, drej çmendurisë.

Në vitin 1934, Kamy u martua me Simone Hie, por martesa përfundoi si pasojë e tradhëtive të të dyve.

Në vitin 1940 Kamy u martua me Francine Faure, një pianiste dhe matematiciene. Edhe pse e donte atë, Kamy argumentonte me pasion kundër institucionit të martesës, duke hedhur poshtë atë si të panatyrshme. Edhe pasi Francine lindi binjakët, Catherine dhe Jean, më 5 shtator 1945 ai vazhdoi të bënte shaka me miqtë, se nuk ishte i prerë për martesë. Kamy pati marrëdhënie të shumta jashtëmartesore, më e njohura syresh, që shkak se qe tejet publike ishte ajo me aktoren spanjolle María Casares.

Letrat
Në dhjetor të 1959-ës, gruari Kamy arriti kulmin e tij. Në datën 29 dhjetor ai i shkruante të dashurës së tij, duke e lajmëruar se po kthehej në Paris nga Lourmarin, ku kishte kaluar pushimet e verës me të shoqen dhe fëmijët:  “Kjo ndarje e shëmtuar të paktën na ka bërë ne të ndjejmë më shumë se kurrë nevojën që kemi për njëri tjetrin”, shkruante Kamy. “E dija edhe më parë, por e di tani edhe më mirë. I  bekoj nevojat e mia dhe ju pres, plot forcë dhe pasion, po, unë ju pres, e dashura ime, vajza ime e vogël me flokë të arta, e shtrenjta e dashur “.

Ditën tjetër, ai shkruante:

Po ju dërgoj një tufë dëshirash dhe mbase jeta do ti spërkasë tek ty gjatë gjithë vitit, për t’ju dhënë ju atë shprehje të këndshme që unë e kam dashur për kaq shumë vite, por unë e dua fytyrën tuaj edhe kur ajo është e shqetësuar apo në ndonjë mënyrë tjetër. Shihemi së shpejti, e shkëlqyera ime, Jam kaq i lumtur nga ideja që do ju shoh sërish sa ndërkohë që ju shkruaj po qesh… Ju puth dhe ju përqafoj fort deri të martën kur gjithçka mund të rinisë nga e para”.

Ditën tjetër më, 31 dhjetor, ai i shkroi një tjetër letër ku  thoshte: “Por tani po kthehem dhe jam i lumtur për këtë. Kështu, do të shihemi të martën, e dashura ime, po ju  puth tashmë dhe ju  bekoj nga thellësia e zemrës sime.”

Mbas kësaj, është shkruar edhe një letër tjetër, që është dërguar në New York.

Ka diçka mjaft të rëndësishme për këto letra: ato i dërgohen grave të ndryshme. E para i dërgohet Mi-së një piktore e re; e dyta i dërgohet aktores Catherine Sellers; dhe e treta një aktoreje me famë ndërkombëtare me të cilën kishte një lidhje 16-vjeçare; dhe e katërta për për një femër amerikane, Patricia Blake.

Mandej, ka edhe një letër tjetër, që i shkruhet ‘Yvonës’ me të cilën ai kishte një lidhje pasionante, në prag të martesës së tij: Mbase po e humbas jetën time. Dua të them që do të martohem me F’
“E megjithëse Francine ishte nëna e Catherine Camus, e bija nuk e kundërshtoi botimin e letrave në vitin 1997.

Mi, e cila mori letrën e parë të atij dhjetori, ishte një piktore e re.
Kamy e takoi atë në mënyrë krejt tradicionale, duke e çuar atë në “Kafe Flore”, në Saint Germain des Pres në vitin 1957. Ajo ishte një nga femrat e rralla me të cilin ai kishte të përbashkët pasionin për  futbollin.

Kamy e kishte takuar Maria Casares, yllin e mëvonshëm të Orfeut të Cocteau-së, por që në atë kohë një aktore e njohur, më 1944. Ajo, ishte vajza e një pasaniku republikan spanjoll, një refugjat që ikte nga Franko. Maria qe një grua inteligjente dhe pasionante. Ajo ndofta ka qenë e vetmja e dashur e tij me të cilën ai kishte një marrëdhënie të barabartë: në qoftë se ai ishte një Don Zhuan, ajo ishte një Don Zhuane.

Letra e dërguar për New York ishte për Patricia Blake, të cilën Kamy e takoi kur vizitoi SHBA-të më 1946. Atëkohë, Patricia ishte 20 vjeç dhe punonte për “Vogue”. Ajo u bë udhëzuesi i tij nëpër qytet, dhe qe e impresionuar fillimisht nga distanca xhentile që ai mbante me partneren e tij kur kërcente fokstrot. Patricia dhe Kamy po hanin darkë bashkë në Paris, në vitin 1957, kur ai mori lajmin se kishte fituar Çmimin Nobel. Kamy do t’i rrëfente se ndjehej si i mbytur.

Por lidhjet e pafundme me femra të ndryshme ai nuk i pati vetëm pas martesës. Madje, në kohën që bënte përgatitjet e dasmës me Francinën, Kamy ia doli mbanë t’i mbante të dashurat e tij me justifikime dashurie hutuese dhe ledhatuese. Në një letër dërguar të dashurës së tij,  Yvonne Ducaila, ai thjeshtë i rrëshqiste bisedës rreth martesës që do bënte.

“Kur gjithë kjo vranësirë dhe këto re të ikin, unë do të mundem të shoh më qartë…. Po e ndjej dhe po e shpesh shumë keq këtë, por është shumë e thjeshtë të them se jam i lumtur, kur ndjej prezencën tënde në jeten time… Nuk mundem të shkruaj shpesh apo shumë, por dua të më besosh…”

Të dashura apo mikesha, rrethi miqësor i afërt i Kamysë, ishin kryesisht femra,siç ai e pranon vetë një tjetër prej të dashurave, Lucette Meurer, në një letër të vitit 1938.

“Njerëzit më tërheqin mua për aq sa ata janë të dhënë pas jetës dhe të dhënë pas lumturisë. Kjo është ndoshta arsyeja pse unë kam më shumë mikesha gra se miq meshkuj.”

Ai mendonte se një miqësi mes një gruaje e një burri ka gjithnjë “diçka ekuivoke, një lloj loje të dyfishtë, që i falsifikon ndjenjat në burimin e tyre, ndaj mendoj se ka shumë pak meshkuj që arrijnë t’i kuptojnë qartësisht deshirat e tyre për të ditur ku është fillimi e ku është fundi”.

Të dashurat e Kamysë e kanë kuptuar se ai ishte i angazhuar me gruan e tij Francine, një grua depresive, mbi të cilin ai bazon e “Rënies”, një personazh që e  hedh veten në Senë. Siç i shkruante Katherine Sellers, qëndrimi i tij ndaj partnereve ishte ambig dhe i ndryshueshëm. “Gjithë jetën time, kur dikush më është ngjitur shumë, unë kam bërë gjithçka për t’i kthyer shpinën”.

Kamy vdiq më 4 janar 1960 në moshën 46 vjeçare, në një aksident me makinë pranë Sens, në Le Grand Fossard në qytetin e vogël të Villeblevin. Në xhepin e palltos së tij u gjet një biletë treni e papërdorur. Ai kishte planifikuar të udhëtonte me tren me gruan dhe fëmijët e tij, por në momentin e fundit ai pranoi propozimin e botuesit të tij për të udhëtuar me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *