“Dashuria nuk është e verbër” nga Edna St. Vincent Millay

 

Edna St. Vincent MILLAY

S’ësht’e verbër dashuria. Shoh qartë
Shëmti dhe bukuri nuk janë njësoj.
Të metat që ke ti, mirë i dalloj,
Syt’e shqyer, ballë tepër i lartë,

Me qën’i bukur. E di qysh në rini
Ç’është hijeshia dhe s’mund ta harroj
Shëmtimin tënd jam në gjëndje ta dalloj,
S’kam si them të dua në pavdeksi.

Por dashuria ka pushtet krejt tjetër:
“S’ësht’i bukur” kam thënë ndonjëherë
Si të thosha “jo tani, tjetër herë,
S’jam aq e rritur sa të shkruaj letër”.

Dëgjoj plot, për bukurinë të llapin;
Por s’kuptoj, pse kaq rëndësi i japin.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *