“Ne kemi sot një klasë intelektuale që në pjesën më të madhe i ka humbur kordat e zërit. Heshtin shumë: nuk kanë dinjitet ndaj nuk indinjohen. Kjo është e tmerrshme dhe e pabesueshme: mungesa e revoltës.
Shumë mendojnë: ç’më duhet mua të ekspozohem? Ndoshta, një ditë do të kem nevojë për diçka, për një nder apo ndihmë nga ai që po kritikoj sot.
Çdo gjë luhet përmes shantazhit, për të siguruar ndonjë avantazh. Kushdo që punon në fushës e informimit dhe të opinionit ka kuptuar një gjë: duhet të mbetesh në lojë. Nëse fillon të kritikosh, nëse kundërshton, nëse ofron qoftë edhe refleksione të pa mirëpritura, të fshijnë menjëherë. Tashmë është bërë zakon bërja e listave me emrat e të gjithë atyre që ‘sillen keq’. Kush nuk futet në rrjesht, dëbohet. Dëbohet nga gjithçka.
Pasojat e mendimit të nënshtruar, konformist dhe oportunist janë të tmerrshme: ai zhduk antikorpet. Ky lloj mendimi krijon, praktikisht, një shoqëri të paaftësh dhe sahan lëpirësish.
Mjafton të shikosh parlamentarët që i justifikojnë “dredhjet” e tyre me shprehjen e vjetër “kam familje”, një bejte që recitohej kudo në kohën e fashizmit.
Shoh një rrethim të lirisë së shprehjes – individët që kanë kurajo margjinalizohen. Pushteti gjithmonë kërkon t’i shuajë zërat kundërshtues, por në një sistem të shëndetshëm, pushtetin e kufizojnë ata që e kundërshtojnë.
Dikur intelektualët orientonin opinion publik. Po sot, kush guxon të ngrejë krye?”, – kështu shkruante para pak kohe Dario Fo, nobelist në letërsi, në një të përditshme të së majtës italiane, duke akuzuar qeverinë Renzi për politika e veprime që dëmtonin elektoratin e majtë, duke përfituar nga zërat e heshtur, si të maxhorancës edhe të opozitës, falë servilizmit që mbisundon këto kohë në Itali./Pasqyre.al