Daily Mail: Zbulohet pallati i mbretërve ilirë në Mal të Zi(!!!)


SHËNIM: Një shkrim i Daily Mail flet për një zbulim të rëndësishëm të bërë nga një grup arkeologësh polakë në Mal të Zi- sipas tyre bëhet fjalë për pallatin e mbretërve ilirë. Kemi sjellë në shqip (përshtatur) shkrimin e Daily Mail-megjithë pikpëpyetjet që ngrihen, mbi se e bazojnë studimin e tyre ata, çfarë i bën ata të jenë të sigurt për termin ilir mbi ‘pallatin’ e gjetur, dhe pse për ilirët flitet siç flitet në këtë artikull që duket të jetë i cunguar.

A është kjo shtëpia e sundimtarëve ilirë? Arkeologët zbulojnë dy pallate të cilat u përkisnin mbretërve të lashtë indo-europianë. Mbetjet e dy pallateve janë gjetur në Mal të Zi. Arkeologët besojnë se ata mund t’u përkisnin mbretit Ballaios (Bardhyl) dhe mbretëreshës Teuta – sundimtarët e lashtë të fiseve ilire, ndërsa gërmimet kanë nxjerrë në dritë monedha, pjesë dyersh dhe mure gëlqerore.

Ilirët ishin një grup fisesh indo-evropianësh të lashtë, të cilët jetonin në pjesë perëndimore të Ballkanit dhe në brigjet e gadishullit Italian, rreth vitit 260 p.e.s.
Pak dihet për sundimtarët e tyre – por studiuesit thonë se tani kanë dëshmi të pallateve të para të njohur si të mbretërve ilirë.
Arkeologët gjetën dy ‘pallate’ në Mal të Zi, të cilat i përshkruajnë si një “zbulim i madh dhe i rëndësishëm”.

Hulumtimi vjen nga Qendra Kërkimore e Evropës Juglindore për Antikitetin pranë Universitetit të Varshavës, që ka studiuar zonën që nga viti 2000. Studiuesit gjetur mbetjet e dy ndërtesave monumentale, të cilat mendohet se janë ndërtuar para 260 p.e.s.
Profesor Piotr Dyczek, i cili ka udhëhequr gërmimin, i tha për revistën polake “Shkenca” se: “Të gjitha të dhënat që ne kemi marrë tregojnë se kemi zbuluar një kompleks pallatesh sundimtarësh të Rhizon-it (Razon).
“Këto janë strukturat e para të këtij lloji zbuluar në zonën e Ilirisë, të cilat mund t’i përkasin mbretit Ballaios dhe Teutës. Deri më tani ne nuk e dimë nëse struktura të tilla kanë ekzistuar.”
Mbreti Ballaios ishte një mbret ilir i Ardianëve.
Edhe pse më herët janë gjetur sasi të konsiderueshme monedhash argjendi dhe bronzi, kërkimet e fundit janë të parat që nxjerrin në dritë një pallat, ku ai mund të ketë jetuar.
Pas vdekjes së mbretit Ballaios’, besohet se Mbretëresha Teuta mori drejtimin e perandorisë ilire.

KUSH ISHIN ILIRËT?
Ilirët ishin një grup fisesh indo-evropianësh të lashtë, të cilët jetonin në pjesë të Ballkanit perëndimor dhe jug-lindor dhe nëebrigjet e gadishullit italian rreth vitit 260 p.e.s.
Emri ‘Ilirët’ mund të jetë përdorur për një grup të gjerë mbase edhe gabimisht.
Është e paqartë madje edhe nëse fiset e ndryshme flisnin të njëjtën gjuhë.
Fiset ilire nuk konsideronin kolektivisht veten si “Ilirë”, dhe nuk ka gjasa që ata kanë përdorur ndonjë emër kolektiv për veten e tyre.
Mbreti Ballaios ishte një mbret ilir i Ardianëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *