Vegjetarianët janë më pak të shëndetshëm sesa mishngrënësit, bën me dije një studim i ri kontrovers pavarësisht nëse pinë pak alkool apo duhan dhe duke qenë fizikisht më aktiv sesa homologët e tyre mishngrënës.
Një studim i kryer nga Universiteti Mjekësor i Gracit në Austri gjeti se dieta vegjetariane, e cila karakterizohet nga një konsum i ulët i yndyrave të ngopura dhe kolesterolit, për shkak të një konsumi më të lartë të frutave, perimeve dhe produkteve të tjera me bazë drithrash, mbart rreziqe më të larta për prekjen nga kanceri, alergjitë dhe shëndetit mendor, me probleme të tilla si depresioni dhe ankthi.
Studimi përdori të dhëna nga Austrian Health Interview Survey për të shqyrtuar zakonet dietike dhe ndryshimet e jetesës midis mishngrënësve dhe vegjetarianëve.
Në studim u përfshin 1320 persona dhe u bënë krahasimet në bazë të moshës, gjinisë dhe statusit të tyre socio-ekonomik ku u përfshinë 330 vegjetariane, 330 që hanë mish, por dhe shumë fruta dhe perime, 300 ngrënës normale, por që kanë ngrënë më pak mish dhe 330 me një diet ku mbizotëron mishi.
Studimi zbuloi se vegjetarianët konsumojnë pak alkool dhe kishin indekse të ulta të masës së trupit, por ishin edhe në një gjendje të keqe fizike dhe mendore të përgjithshme./Pasqyre.al