CNN pushon tre punonjës pasi shkuan në punë të pavaksinuar

CNN shkarkoi nga puna tre punonjës që shkelën politikën e kompanisë duke shkuar në punë të pavaksinuar kundër Covid-19. Jeff Zucker, presidenti i kompanisë mediatike u tha anëtarëve të stafit që tanimë vaksinat janë të detyruara nëse raportojnë nga zyra ose në terren ku bien në kontakt me punonjësit e tjerë.

“Më lejoni të jem i qartë, ne jemi zero tolerantë për këtë.”,- shkroi Zucker, shefi i lajmeve dhe sporteve për WarnerMedia.

CNN nuk dha detaje mbi pushimet nga puna ose ku ishin vendosur punonjësit. Shumica e zyrave të CNN janë hapur në baza vullnetare dhe Zucker tha se më shumë se një e treta e anëtarëve të stafit të lajmeve janë kthyer. Drejtuesi i CNN tha se maskat do të kërkohen në zyrat e Atlantës, Uashingtonit dhe Los Anxhelos kur njerëzit nuk hanë, pinë ose në hapësira të mbyllura.

Megjithëse CNN planifikonte të kthente në zyra punonjësit në shtator e shtyu deri nga mesi i tetorit për shkak të përhapjes së variantit Delta. Kompanitë e tjera mediatike kanë marrë vendime të ngjashme për shkak të rritjes së rasteve me kovid. Associated Press u tha punonjësve se nuk do të kthehen në 13 shtator në zyra, por më vonë./K.C/dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *