Edicioni i 21-të i Tirana International Film Festival – TIFF do të mbahet nga data 23-29 shtator 2023.
TIFF, që prej vitit 2013 pjesë e 110 festivaleve më të rëndësishme në botë, që ndiqen me vëmendje të posaçme në mbarë botën, online, por edhe fizikisht. Kalendari përmban 1- “RetrospectTIFF”, homazh për Satyajit Ray, një nga kineastët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. 2- Focus, Andreas Dreswn, fitues në Festivalin e Filmit në Kanë, në 2011-ën 3- Swedish; do të shfaqen tre ndër filmat më të suksesshëm suedezë të dy viteve të fundit, ku vlen të nënvizohet “I’m Zlatan”, me aktorin shqiptar Granit Rushiti, në rolin kryesor të futbollistit Ibrahimovic.
Nga 3500 filma dhe 77 skenarë, që aplikuan këtë vit nga 112 vende të botës, janë përzgjedhur 192 filma nga të cilët 158 filma të shkurtër dhe 34 filma të metrazhit të gjatë dhe 10 skenarë. Të gjithë filmat e përzgjedhur janë premiera kombëtare, por edhe shumë premiera botërore, ndërkombëtare, europiane dhe rajonale.
Filmat e të gjitha kategorive, si Panorama, Kids etj do të projektohen në tre adresa: Kinema Millenium, Salla “Tonin Harapi” në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Qendra e Artit “Agimi”. Për më shumë informacion, mbi titujt, oraret, mënyrat e akreditimit, eventet etj, informohuni në uebsajtin zyrtar të TIFF www.tiranafilmfest.com ose ndiqni rrjetet sociale të TIFF, në facebook dhe instagram.