Aktorja e nominuar për OSCAR, Charlotte Rampling ka dalë kundër bojkotit të kërkuar me arsyetimin se prej vitesh artistët me ngjyrë nuk janë pjesë e nominimeve. Daily Mail shkruan se e nominuara si aktorja më e mirë në OSCAR, ka sulmuar në bojkotin duke deklaruar se mospjesëmarrja në Çmimet e Akademisë, është racizëm ndaj artistëve të bardhë. Britanikja Charlotte Rampling ka qenë e ashpër dhe ju ka thënë aktorëve me ngjyrë që duan trajtim të veçantë në Hollywood, se janë racist ndaj të bardhëve. 69 vjeçarja duke iu përgjigjur prononcimeve të Spike Lee apo Will Smith ka kundërshtuar bojkotin e muajit shkurt. Ankesat e këtij viti kanë të bëjnë me faktin se për dytin vit, asnjë nga aktorët e nominuar për kategroritë e Oscar nuk është me ngjyrë. Rampling interpreton në filmin “45 years” të regjisorit Andrew Haigh, film që tregon historinë e një çifti të martuar që teksa përgatitet për të festuar përvjetorin e dasmës, merr një lajm që ndryshon jetët e tyre.
‘Është racizëm i bardhë. Mbase aktorët me ngjyrë nuk e meritojnë të jenë në pikën finale? Pse duhet ti klasifikojmë njerëzit? Ata ndihen si pakicë, dhe mendojnë se ne jemi aktorë me ngjyrë dhe nuk ka shumë prej nesh”, ka thënë aktorja.