“1 vit pas, vrasësi është gjithmonë i shkurtër”.
Ky është mesazhi në faqen e parë të revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”.
Imazhi kyesor shfaq një Zot me mjekër e me armë, mbi kokën e të cilit qëndrojnë simbole masone.
Numri i revistës del nesër, ndërsa në rrjetet sociale tashmë qarkullon vetëm kopertina dhe i kushtohet 1 vjetorit të masakrës së ndodhur në redaksinë e saj.
Mediat raportojnë se në këtë numër do të shkruhet edhe një editorial nga Riss, një prej pjesëtarëve të stafit që u lëndua rëndë në sulmet që u bënë 1 vit më parë në selinë e revistës. Riss thuhet se do të flasë kundër “fanatikëve të brutalizuar nga fjalët e Kuranit” dhe “kulteve që ia duan vdekjen Charlie Hebdosë”.