Çfarë pa kryeshërbëtorja, makthi frojdian i çlirimit të shtypjes seksuale

“Çfarë pa kryeshërbëtorja” është premiera e re nga 11 shkurti 2017 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Pjesa e shkruar nga Joe Orton, përkthyer nga Artur Lena, me regji nga Kiço Londo, Ina Morinaj, Ledian Gjeçi; skenografi të Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Karanë dhe interpretimin e aktorëve Genci Fuga, Laura Nezha, Gazmand Paja, Mehdi Malkaj, Rozi Kostani, Ilia Kaçi është vënë në skenë për herë të parë në 5 mars 1969, një vit e gjysmë pas vdekjes së autorit, “Çfarë pa kryeshërbëtorja” e dramaturgut anglez Xho Orton është një kremtim komik i shkëlqyer i kapërcimit të kufinjve, që për të parën herë ashtu si duhet, ose ndoshta ashtu si nuk duhet. Ajo bashkoi interesin e autorit në potencialin komik të gjuhës me mahnitjen e tij ndaj absurditeteve të manifestimeve fizike të sjelljes njerëzore. Nuk është vetëm vepra teatrore, e përcaktuar fare thjesht si më e mira e tij: ajo lajmëron mbërritjen e atij, që mund të quhet një nga dramaturgët më të mëdhenj të pasluftës.

Kjo parodi e farsës hedh vështrimin mbi autoritetin, në veçanti autoritetin e psikiatërve. Ortoni e ngre çështjen ndaj të gjithë sistemit, duke e turbulluar vijën ndarëse midis mirëqënies mendore dhe çmendurisë, duke vënë në pikëpyetje metodat e kurimit psiqik dhe duke minuar autoritetin e psikiatrit. Kuptimi mbrapa titullit Çfarë pa kryeshërbëtorja ka lidhje me aktin e marrjes së kënaqësisë nga vëzhgimi në fshehtësi i situatave intime apo erotike të personave të tjerë, duke lajmëruar vendosjen e spektatorëve në pozitën e vëzhguesve të fshehtë erotikë. Çfarë pa kryeshërbëtorja eksploron gjerësisht seksualitetin dhe identitetin seksual. Bota e veprës është një makth i vërtetë frojdian i çlirimit të shtypjes seksuale. Ortoni e përdor seksin si armë dhe dëshira e tij është të trondisë dhe të zemërojë publikun. Tronditje, neveri, të qeshura ― të gjitha përzihen për të krijuar një pjesë teatrale, e cila, duke sjellë argëtim dhe ndriçim të mendjes, konsiderohet sot si vepër klasike bashkëkohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *