Çfarë është Human Papilloma Virusi (HPV)?

HPV-të janë një grup, ku bëjnë pjesë më shumë se 100 lloje virusesh. Nga këto, me më së paku 30 shtame, njihen si shkaktare të kancereve të ndryshme. Këto viruse përhapen me anë të kontakteve  lëkurë me lëkurë,  gjatë akteve seksuale.

Shumë njerëz që e kanë virusin nuk shqetësohen prej tij, nga që ai qëndron i fjetur në trup për muaj të tërë, ndonjëherë, për vite, përpara se të shfaqen shenjat e sëmundjes. Ndonjëherë, shenjat nuk shfaqen kurrë.

Disa tipa të HPV shkaktojnë veruket gjenitale rreth vaginës, penisit, ose zonës anale. Ato mund të duken si rritje e një lulelakre, por mund të jenë edhe të sheshta.

Ndërkaq, tipi i HPV që shkakton veruket, konsiderohet si virus me “risk të vogël” dhe nuk është i atij lloji që shkakton kancerin (risk i lartë). Kjo do të thotë  se prania e verukeve, nuk u çon detyrimisht në kancer.

Ndërkaq, është me shumë rëndësi të kërkoni mjekim për të ndaluar përhapjen e verukeve. Rreth 1% e të rriturve që janë seksualisht aktivë, kanë veruke gjenitale.

Në 90% të rasteve të infektimit me HPV, sistemi imun i trupit, natyralisht,  e pastron infeksionin HPV brenda dy vjetëve (të dy tipat “ato me risk të ulët “ dhe ato me “risk të lartë.”) Por, në disa raste, trupi nuk pastrohet dot nga virusi dhe shfaqet kanceri i qafës së mitrës dhe kanceri anal.

Kanceri që lidhet më shpesh me HPV është kanceri i qafës së mitrës. Kur PAP testi  bëhet çdo vit, kanceri do të diagnostikohet më herët.

Nuk ka depistim specifik për kancerin anal, por doktorët rekomandojnë, që njerëzit që u përkasin grupeve me risk të lartë, siç janë burrat gay, ata që janë me HPV pozitive, gratë që bëjnë seks anal me partnerët e tyre,  duhet të bëjnë çdo vit PAP testin anal, i cili tregon për qeliza anormale në anus.

Kanceret që lidhen me HPV, siç janë ato të anusit, shfaqin pak simptoma para se të avancojnë. Disa herë ato fillojnë me gjakosje nga anusi. Kjo do të thotë: kur keni gjakosje anale duhet të kontrolloheni patjetër tek doktori.

Si mund ta evitoni infeksionin me HPV? Është e vështirë  sepse ai është një virus shumë i shpeshtë. Përdorimi i kondomit bën mbrojtje të pjesshme, sepse HPV përhapet me kontaktet e lëkurës. Mos bëni seks në qoftë se ju ose partneri juaj ka veruke gjenitale. Kufizoni numrin e partnerëve seksualë dhe bëni kujdes nga seksi anal, kur nuk jeni të sigurtë se jeni në një marrëdhënie të sigurtë monogame. Ndryshe, mbani të fortë sistemin tuaj imun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *