Franca nuk do të përkulet para mbretit të rrjeteve sociale. Gjykata e Apelit në Paris konfirmoi se tashmë do të veprojë drejtësia dhe se do të hidhet në gjyq Facebook. Historia filloi në vitin 2011 kur një profesor parizien, dashamirës i artit postoi një link në profilin e tij, ku dukej një imazh i pikturës “L’origine du monde” të Gustave Courbet, mjeshtrit të madh të lëvizjes realiste franceze të tetëqindës. Piktura tregon organin seksual të femrës dhe qimet pubike. Të njëjtën pikturë ka postuar edhe kritiku i arti Vittorio Sgarbi, por Facebook e ka errësuar pikturën në të dyja rastet. Piktura e publikuar është cilësuar si një imazh “pornografik”. Përdoruesit e Facebook e kanë konsideruar të padrejtë censurën por emailet e tyre nuk kanë marrë përgjigje nga Facebook, ndaj ata kanë shkuar në gjykatë. Çështja do të ndiqet në Shtete e Bashkuara të Amerikës ku gjendet edhe selia e Facebook dhe ku kompania është e regjistruar.