Aktorja 43-vjeçare Cameron Diaz ka kritikuar Hollywood-in që sipas saj ka përjetësuar mitin se “e vjetra është e shëmtuar”.
“The Telegraph” shkruan se Diaz ka këshilluar që që “kriza e moshës së mesme” duhet të riemërohet si “festa e moshës së mesme”, por ka ofruar edhe këshilla për të jetuar shëndetshëm.
Cameron Diaz, është një prej yjeve më të njohur atë Hollywood, por kjo nuk e ka ndaluar atë të thotë se industria e filmit paraqet një pamje negative të grave në moshë dhe se kjo industri të mëson se e vjetra është e shëmtuar dhe se është me më pak vlerë.
Kjo duket se është një deklaratë që i shkon për shtat debatit mbi ndikimin e Hollywood për imazhin e gruas. Diaz ka inkurajuar gratë që ta shohin plakjen në një mënyrë më pozitive.