Burri më i vjetër në Gjirokastër mbush 100 vjeç/ Sekretet e 1 shekulli jetë, nga ecja në këmbë te rakia e përvëluar me limon të shtrydhur

Burri më i vjetër në Gjirokastër është Tomorr Kotroçi, i cili sot feston 100 vjetorin e lindjes.

Kotroçi është nga lagjia Dunavet e Gjirokastrës dhe ka mbushur plot 1 shekull jetë.

Ndërsa ka treguar sekret e jetëgjatësisë së tij. Rrugën nga shtëpia për lartë në Dunavat e ka bërë gjithnjë në këmbë.

Ai nuk mban mend të ketë vuajtur ndonjëherë nga ndonjë sëmundje, ndërsa gripin e kalonte vetëm me raki të përvëluar e me limon te shtrydhur, se ilaçet nuk i ka preferuar asnjëherë.

‘Gjirokastra online’ shkruan se ai njeh fije për fije të gjitha bimët e çajrat e “Malit te Gjerë”, shëtitur me këmbë e me mushka, salepin kokërr që e bluan për dimër, ilaç për të zbutur grykën dhe gjoksin hapur dhe në kërcë të dimrit.

Në moshë të re gjatë luftës Tomorri ka luftuar përjrahë partizanëve.

Ndërkohë me sistemin diktaktorial ka patur disi probleme që nuk e lejonin te mbante bageti.

Megjithatë nuk hiqte dore.

Sa ulej propaganda dhe fushata, nxirrte 2 a 5 kokë bagëti të imta dhe i kulloste.

Kur shtrëngohej litari, i therrte e me pas, per t`i mbajtur për gjithë vitin, në një anë të shtëpisë hapi një tunel, ku dhe i strehonte.

E dinte ai dhe familja.

Pas 90-tës Tomorri mbështeti demokracinë dhe mori në Gjirokastër një dyqan të vogël ku punoi me vite me radhë.

Nga sot, 100 vjeç, e më tej, Tomorr Kotroçi do merret me punë, do vazhdojë te grijë duhan në pllakën e drunjtë me bixhakun e jetës, të mbajë ”periz” etj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *