Burning Lazarat/ E vërteta e filmit “hollivudian” për fshatin e famshëm shqiptar

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi në gati gjithë mediat se një kast filmbërësish nga Hollivudi do të xhironin një film për Lazaratin, i cili do të jepet në Qershor 2017.
Sigurisht nuk mund të mos na bënte përshtypje diçka kaq e rëndësishme, sidomos fakti që ky lajm po vinte pas suksesit të filmit Shok në festivalet ndërkombëtare, deri në nominimet Oscar.
Por ajo që zbuluam me fare pak punë nuk është tërësisht siç lajmi u shit.
Në fakt, është e vërtetë se po bëhet një film për Lazaratin por në të duket se s’ka asgjë hollivudiane, veç një kompanie filmash amerikane, e cila mbështet projekte të tilla në gjithë botën, “Mercury film”. Kasta e aktorëve nuk ka lidhje me emra Hollivudi, por me personazhe shqiptarë që i njohim të gjithë, nga Blerim Destani, Jonida Vokshi e Ermal Mamaqi. Ajo që ishte e re, ishte pjesëmarrja e Albana Osmanit në këtë projekt, e cila tha se ishte Marco Balsamo që e zbuloi rastësisht në kafe me shoqen e saj. Balsamo është një djalë i ri dhe drejtor marketingu i kompanisë “Mercury film”.
Po të shohësh posterin, në të tregohet qartë se ky është projekt i Digitalb në bashkëpunim me kompaninë “Mercury film” nga New York dhe nën drejtimin e Mark Crawford (kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë.

Veç Albana Osmanit, Blerim Destanit, Jonida Vokshit dhe Ermal Mamaqit, në këtë film do të luajnë dhe këta aktorë rus, Konstantin Khabensky, Elizaveta Boyarskaya, Dmitry Nagiev dhe Ivan Makarevich. Aktorët e Hollivudit nuk janë preznatuar ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *