Bujaria e deputetit

Nga Petro Marko

Një hallexhi erdhi në Tiranë. Kishte ardhur edhe herë të tjera, disa muaj më parë, por s’ia kishte vënë veshin njeri. Iu lut deputetëve të krahinës së vet që ta shoqëronin gjer në ministri, por ata, të zënë me plot punë të tjera, u mjaftuan duke i dhënë vetëm kart-vizita për kopistët e arkivistët.
Këtë radhë hallexhiu s’kishte nevojë për njeri. Por të tjerët kishin nevojë për të. Kur ai po shkonte në ministri, i pari deputet i krahinës së vet që e takoi desh ta shoqëronte:
-O, mirë se erdhe, Mehmet aga!
-Mirë se të gjeta, bej.
-Ku shkon kështu?
-Ja, gjer në ministrinë e…
-Po si bëhet, mor jahu, që nuk më ke thënë mua? Unë do të bëj ç’të mundem për të të plotësuar dëshirën. Ti e di sa jam kujdesur për popullin që përfaqësoj.
-Po,mor tungjatjeta,po. Të faleminderit, por mundem ta kryej vetë këtë punë.
-Jo, xhanëm, si do ta kryesh vetë? Duhet të kesh me vete një deputet kur shkon te ministri. Përndryshe s’të dëgjohet fjala.
-Të faleminderit, por…
Katundari desh t’ia thoshte se s’kishte nevojë për të. Mirëpo deputeti nuk e la të mbaronte fjalën. E kapi për krahu që ta shoqëronte në ministri.
Hallexhiu s’kuptonte pse janë bërë kaq të mirë deputetët këto ditët e fundit…’

“Arbënia”, Nr,200, 3 mars 1936.

‘…..se afronte koha e votimit dhe deputeti kishte nevojë për votën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *