Brexit nuk do të prek serialin “Game of Thrones”

Njëri ndër prodhimet më të suksesshme amerikane të televizionit HBO – “Game of Thrones” që pjesërisht filmohet në Irlandën Veriore, nuk do të ketë pengesa në realizim si pasojë e referendumit britanik për të dal nga Bashkimi Evropian.

Kështu ka njoftuar rrjeti televiziv amerikan i cili e prodhon serialin e famshëm, pas spekulimeve se “Game of Thrones” do të humbasë fondet e BE-së.

Mediat amerikane dhe ato britanike kanë spekuluar se ky serial do të mund të humbas fondet që i merr nga Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal, një fond ky që ka për qëllim rritjen ekonomike të vendeve anëtare të BE-së, transmeton kp.

Britanikët kanë votuar të enjten për tu larguar nga BE, një vendim që ekonomistët dhe liderët politikë thonë se hedh dyshime mbi rritjet ekonomike, jo vetëm në Britani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *