Çfarë po ndodh me Turqinë?
Grushti i shtetit dështoi, po kush përfiton prej tij, kush e organizoi, me ç’qëllime, si ta lexojmë Turqinë e sotme, a do shtohen masat shtrënguese të qeverisë dhe presdentit, a është ajo çfare ndodhi “një leje” popullore për më pak të drejta e liri? Tanimë, qeveria turke po flet për rikthimin e dënimit me vdekje- çka është një hap pas! Këto janë pyetjt që shtrohen sot.
Ndërkaq, Flutura Açka këshillon: Lexoni romanin “Bora” të Orhan Pamuk të kuptoni se ç’po ndodh me Turqinë sot.
“Gjithnjë pas stuhive të tilla, do të fryjë më pak erë lirie. Edhe në Shqipëri, ndiej. Nga një shtet ku mbahen të burgosur mbi 300 gazetarë, leksioni për diktatorët e vegjël të rrethinave të ish-perandorisë, është i hidhur. Blij artin, akaparo letërsinë, korrupto median, betono qytetet, copëto relievin, devijo lumenj, sundo parti, josh fanatikë militantë, rehatoje fronin me kriminelë për njëzet e pesë vjet… ç’të bëjë Europa me katrahurën orientale ku miku i ‘armikut’ tim, është armiku im?”, -pyet botuesja dhe shkrimtarja Flutura Açka.