Bob tendos nervat e akademisë suedeze: Dylan i paedukatë dhe arrogant!

“Bob Dylan është i paedukatë dhe arrogant” është ky reagimi i Akademisë së Shkencave në Suedi, pas heshtjes së kantautorit i cili nuk ka reaguar pas marrjes së çmimit Nobel në Letërsi.

Pas shumë ditësh pritjeje dhe heshtjeje, shkrimtari Watsberg anëtar i akademisë e cilësoi  arrogante sjelljen e kantautorit amerikan i cili ende nuk ka falenderuar për këtë çmim. Që nga dita kur u bë publik lajmi ai nuk ka shfaqur asnjë lloj interesi duke ngritur shumë pikëpyetje.

“Mendoj  se është shumë  e drejtë të them që reagimi i tij është arrogant e i paedukatë”, shprehet Per Watsberg për televisionin suedez.

Që prej datës 13 tetor Akademia e Shkencave është përpjekur të kontaktojë  me kantatutorin, por ky i fundit nuk përgjigjet. Madje Dylan as nuk e ka komentuar faktin që është fitues i cmimit Nobel në Letërsi, as në koncertet që po zhvillon e madje asnjë reagim edhe në rrjetet sociale, vetëm heshtje.

Në koncertet e këngëtarit ka vetëm muzikë.Por ajo që çudit më tej antëarët e akademisë është fakti që në sitin zyrtar të Bob Dylan është hequr edhe pjesa ku thuhet se ai është fitues i çmimit Nobel në Letërsi.

Watsberg shprehet se nuk është çudi që  të ketë qenë vetë kantautori që e ka bërë një gjë të tillë. Turi i Dylan do të vijojë deri në 23 nëntor dhe do të presim nëse do të ketë një reagim.

Kantautorit iu akordua çmimi Nobel në Letërsi me motivacionin për  krijimin e frazave të reja poetike brenda traditës madhështore të këngës amerikane.Ndërkohë, ka patur edhe zëra të shumtë kritikë mbi meritën e teksteve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *