Nga Anna North, New York Times
Ai meriton çmimet e shumta Grammys që ka marrë, duke përfshirë edhe një çmim karriere, të cilin e fitoi në vitin 1991. Atij pa dyshim i takon të jetë në Rock & Roll Hall of Fame, ku u pranua në vitin 1988 së bashku me Supremes, Beatles dhe Beach Boys. Ai është një muzikant i mrekullueshëm, një kompozitor i klasit botëror dhe një figurë jashtëzakonisht me ndikim në kulturën amerikane. Por me dhënien e këtij çmimi atij, Komiteti Nobel ka zgjedhur të mos e vlerësojë me këtë çmim një shkrimtar, dhe kjo është një zgjedhje zhgënjyese. Po, Z. Dylan është një tekstshkrues i shkëlqyer. Po, ai ka shkruar një libër me poezi, prozë dhe një autobiografi.
Po, është e mundur që të analizojmë tekstet e tij si poezi. Por të shkruarët e zotit Dylan është e pandashme nga muzika e tij. Ai është i madh, sepse ai është një muzikant i madh, dhe kur komiteti i Nobelit i jep çmimin e letërsisë një muzikanti, atij Komiteti i mungon mundësia për të nderuar një shkrimtar. Ndërsa leximi po bie në mbarë botën, çmimet letrare janë më të rëndësishme se kurrë. Një çmim i madh do të thotë një rritje në shitjeve dhe të lexuesve edhe për një shkrimtar të njohur. Por më shumë se kaq, dhënia e Nobelit për një romancier ose një poet është një mënyrë për të pohuar se fiksioni dhe poezia ende kanë rëndësi, e se ato janë përpjekje të rëndësishme të njeriut të denjë për njohje ndërkombëtare. Muzika është një përpjekje e tillë po ashtu, por, për pjesën më të madhe, ajo tashmë ka njohjen që meriton. Dhe përveç ndonjë çmimi për të cilin pak flitet, askush nuk pret që nderimet më të larta në muzikë të shkojnë për një shkrimtar – ne nuk do të shohim që Zadie Smith ose Mary Gaitskill të jenë në Rock & Roll Hall of Fame. Komiteti ndoshta nuk ka dashur të zbehë rolin e fikshënit e poezisë me zgjedhjen e vet. Duke nderuar një ikonë muzikore, anëtarët e komisionit mund të kenë kërkuar të sjellin monedhën e re kulturore për çmimin dhe të bëjnë atë të jetë më i prekshëm dhe i rëndësishëm për brezin e ri. Por ka shumë mënyra që të mund të realizohet kjo, duke nderuar ende një shkrimtar. Ata mund të kishin zgjedhur një shkrimtar i cili ka bërë risi të rëndësishme në formë, si Jennifer Egan, Teju Cole ose Anne Carson. Ata mund të kishin zgjedhur një shkrimtar nga vendet në zhvillim, të cilat mbeten mjerisht të nënpërfaqësuara në mesin e laureatëve për Nobel. Ata mund të kishin zgjedhur një shkrimtar i cili ka ndërtuar një audiencë kryesisht online, si Warsan Shire, i cili u bë i pari Poet i Ri Laureat i Londrës në vitin 2014. Në vend të kësaj, komisioni i dha çmimin një njeriu që është i njohur ndërkombëtarisht në një tjetër fushë, një me shumë vlerësime. Bob Dylan nuk ka nevojë për një çmimin Nobel në letërsi, por letërsia ka nevojë për një çmim Nobel. Këtë vit, nuk do ta kemi një të tillë.