Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Princeshë Elia Zaharia kanë pritur në shtëpinë e tyre sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, së bashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim.
Në fotot e publikuara në Facebook, Elia shkruan se pas bisedës së ngrohtë që patën, në përfundim të takimit u kanë prezantuar miqve koleksionin e Adamidi Frashërit, si dëshmi të trashëgimisë tonë historike dhe kulturore.
Sigurisht që përtej fjalëve që shkruan mami Elia, ajo që na mori tërë vëmendjen është e vogla, bebe Geraldina, për të cilën mund të themi se ka realizuar takimin e parë zyrtar të saj. /gazetapasqyre.al