Bashkim Hoxha boton “Gruaja e shiut”

Romani “Gruaja e Shiut” është libri më i ri i shkrimtarit e dramaturgit Bashkim Hoxha dhe cilësohet si një nga kulmet e krijimtarisë letrare të tij.
Që në fillim të romanit autori na vë përballë dilemës se kush është me të vërtetë në jetën reale personazhi i poezisë “Gruaja e Shiut”, poezi nga më të njohurat në mbarë vendin. Pretendime të shumta, nga personazhe të shumta! Personazhe të krijuara, emra realë, protagonistë të përfaqësuar nga iniciale janë të ndërthurur aq mjeshtërisht me njeri-tjetrin, saqë na sjellin pranë një bote aq afër reales, e cila e çon lexuesin deri në një fantazi të shfrenuar! Hoxha është shkrimtar shqiptar i lindur në 1954. Ka krijuar disa vepra letrare të njohura mbarë shqiptare dhe për to qyteti i Durrësit me rastin e 50 vjetorit t lindjes së tij i ka dhënë mirenjohje “Qytetar Nderi” i Durrësit.
Nga dora e shkrimtarit Bashkim Hoxha kanë dalë me radhë veprash si :”Heronjte e Viagres”, “Romance ne diten e krimit”, “Lakuriq”, “Ground Zero” ( “Dëshmitari i Shkretëtirës”), “Hotel Ballkan”, “Mbreti i Vesës”, “Mot i keq për dashuri”, “Fjalë të ndyra dashurie”, “Njeriu tjetër”, “Një lolo dhe një mbret”, “Unë dhe Mefistofeli” (dramë), “Ftesë për gjyq”, “Këngë dashurie dhe korba”, “Qyteti pa dashuri”. Hoxha është në kulmin e krijimtarisë së tij dhe një emër, që nuk i mungon asnjëherë publikut. Po ashtu Bashkim Hoxha është i njohur për emisonin e tij të mëngjesit “Koha per t’u zgjuar”, në të cilin komunikon me nje pjese teleshikuesish për probleme ne pergjithesi që nga viti 1997. Me 30 qershor 2010 Presidenti i Republikes Bamir Topi i akordoi titullin MJESHTER I MADH ne nje ceremoni ku u dha edhe premiera e komedise se tij “Udhetimi pa vize i nje alieni”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *