Barbara Streisand, imazhi i suksesit pa bisturi

“Jam e thjeshtë, komplekse, bujare, egoiste, aspak tërheqëse, e bukur dhe përtace”, – ka thënë për veten Streisand

Edhe sot e kësaj dite Barbra mbahet si e vetmja femër e Hollivudit e cila i ngjiti shkallët e karrierës dhe fitoi famë, jo për pamjen e saj po për talentin e madh. Edhe pse i është sugjeruar shpesh që të ndryshojë lukun e saj, sidomos hundën Barbra Streisand asnjëherë nuk i është nënshtruar bisturisë. Si dikush që di ta përdor mirë fjalën ajo ka thënë për veten:“Jam e thjeshtë, komplekse, bujare, egoiste, aspak tërheqëse, e bukur dhe përtace”.

Barbara Streisand është konsideruar nga shumë njerëz si një ndër artistet më të mëdha në botë. Arritjet e saj si një grua dhe si aktiviste politike janë më pak të njohura, por jo më pak të rëndësishme. Streisand ka thyer një tavan qelqi me punën e saj si një regjisore filmi dhe producente si dhe ka ndërrmarrë iniciativa në arenën politike. Ajo ka qenë prej kohësh një mbrojtëse e të drejtave kushtetuese dhe një përkrahëse e luftës kundër AIDS-it. Çdo vit Fondacioni Streisand kontribuon në një shumëllojshmëri të gjerë të çështjeve të bamirësë. Që nga themelimi i saj në vitin 1986, Fondacioni Streisand ka bërë donacione me vlerë mbi 18.000.000 $ për organizatat që punojnë për të mbështetur çështjet e mjedisit, çështjet e grave, të drejtat civile dhe marrëdhëniet racore, hulumtimet AIDS dhe çështjet e lidhura me fëmijët dhe ato të rinisë. Streisand kaloi shumë kohë në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur në krye të shtetit ishte Clinton, sa që “The New York Times shkruante: “Në një ditë normale në Washington, ju mund të shikoni gjithmonë Barbra Streisand.”

Kush është Barbra Streisand?

Barbara Streisand u lind më 24 prill 1942, në Brooklyn,New York, në një familje të thjeshtë hebreje, e bija e Emmanuel dhe Diana Streisand. E rritur në një familje të klasës së mesme në Brooklyn, bijë e një babai mësues të shkollës së mesme, i cili vdiq kur Streisand ishte ende fëmijë, dhe një nëne që ëndërronte skenën, ajo u diplomua nga shkolla e lartë dy vjet përpara shokëve të saj. Që e vogël ajo e pa biznesin artistik si një mënyrë për t‘u arratisur nga jeta e saj rutinë. Në shkollën e mesme “Erasmus Hall”, ajo këndoi në korin e shkollës me Neil Diamond. Ajo punoi si këngëtare në klube nate dhe në emrin e saj të lindjes shtoi shkronjën “a”, Barbara që të dukej më e veçantë. Ajo bëri emër në një bar homoseksualësh në fshatin Greenwich. Homoseksualët e kanë parë gjithmonë si ikonën e tyre. Jeta e saj ndryshoi kur ajo luajti një rol të parëndësishëm të “Miss Marmelstein”. Rolet e saj në filma bënë që ajo të fitonte çmimin “Oskar” si aktorja më e mirë. Marrja e çmimit Oskar për Streisand në filmin “Funny Girl”, në vitin 1964 i siguroi asaj një vend të shquar në parajsën Hollivudiane. Në vitin 1980, ajo arriti pikën e saj kulmore në karrierën si këngëtare me albumin me duete Guilty, të cilin e regjistroi me Barry Gibb. Në po të njëjtin vit ajo u mor edhe me drejtimin dhe shkrimin e filmave, fillimisht me Yentl (1983), “The Prince of Tides” (1990) dhe me “The Mirror Has Two Faces” (1996). Filmat e saj ishin pjesërisht të suksesshëm dhe kjo shpjegon arsyen sepse ajo nuk u mor me to. Por kjo nuk ka rëndësi: ajo ishte e vendosur mirë në mbretërinë hollivudiane dhe ishte e paprekshme. Ajo fitoi çmimin “Oskar” si këngëtarja më e mirë. Shkroi skenarin, drejtoi dhe aktroi në Yentl (1983), “The Prince of Tides” (1991) dhe në “The Mirror Has Two Faces” (1996). Shfaqja e saj e fundit në ekran ka qenë në filmin “Meet the Fockers”. Barbra Streisand nuk dukej një kandidate potenciale për shkak të lukut të saj për të qenë një yll kinemaje por karakteri i saj i mrekullueshëm, dhe talenti bëri që ajo të ngjitej më shumë nga ndoshta ç’do ta kishte imagjinuar. Edhe sot e kësaj dite Barbra mbahet si e vetmja femër e Hollivudit e cila i ngjiti shkallët e karrierës dhe fitoi famë, jo për pamjen e saj po për talentin e madh. Edhe pse i është sugjeruar shpesh që të ndryshojë lukun e saj, sidomos hundën Barbra Streisand asnjëherë nuk i është nënshtruar bisturisë. Si dikush që di ta përdor mirë fjalën ajo ka thënë për veten:“Jam e thjeshtë, komplekse, bujare, egoiste, aspak tërheqëse, e bukur dhe përtace”. Barbra Streisand ka qenë drejtuese filmi, producente, aktore, këngëtare, skenariste dhe moderatore. Ajo është një nga të paktat artiste të cilat kanë fituar çmimin “Oskar”, “Emmy”, “Grammy” dhe “Tony”. The New York Times” e ka cilësuar atë si “këngëtarja më influencuese e muzikës pop”.
Edhe gjatë “largimit” të saj nga puna përpara kamerave, Streisand vazhdoi punën e saj në prapaskenë, duke kaluar vitet e para të shekullit të 21 gjerësisht në eksplorimin e televizionit. Ajo punoi si producente ekzekutive për projekte televizive të tilla si “Incident Long Island”, “Frankie & Hazel”, “Çfarë bën një familje” dhe “Varian’s War”. Sukseset e Streisand si një këngëtare përfshijnë 38 albume, 30 “charting singles, dhe shtatë Grammy, ku secila prej tyre është një çmim special “Legend”. Gjatë gjithë karrierës së saj, udhëtimet e saj romantike i kanë shpërblyer fansat me orë të tëra sadisfaksioni.
Streisand është martuar dy herë gjatë jetës së saj. Në fillim të karrierës së saj, ajo u martua me aktorin Elliot Gould me të cilin ka një djalë, Jason Gould, i cili është gjithashtu aktor. Gjatë viteve 1970, Streisand kishte një, marrëdhënie afatgjatë me parukierin Jon Peters. Ndërsa në vitin 1998 ajo u martua për herë të dytë me aktorin James Brolin, martesë e cila nuk bëri shumë bujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *