Muaji i mjaltit është mbase periudha më e bukur e jetës së njeriut dhe çdokush do të dëshironte ta kalonte këtë kohë në mënyrën më të bukur me njeriun e dashur të zemrës.Në botë ka shumë destinacione të bukura për të kaluar muajin e mjaltit.
Nëse do t’ju jepet mundësia, mos ngurroni të vizitoni këto destinacione,se do ta bëjnë muajin tuaj të mjaltit vërtetë një eksperiencë të paharrueshme.
Një mrekulli e vërtetë janë dhe pushimet në Bali të Indonezisë.
Bali është një ishull i mrekullueshëm që ndodhet në arqipelagun e Indonezisë.
Për ndryshim nga shumica e vendit, e dominuar nga kultura islame, Bali është një gërshetim i kulturës dhe artit Hindu.
Aty do të gjeni një natyrë magjepsëse, plot me lule, oriz dhe temjan, thuajse pranë çdo tempulli, shtëpie apo restoranti.
Periudha më e mirë për ta vizituar Balin është nga qershori deri në shtator, kur lagështira e ajrit është më e ulët.
Bali, megjithëse destinacion shumë i largët, do të mbetet për ju një eksperiencë ndryshe dhe e papërsëritshme./ATSH