Filmi “The Revenant” ishte fituesi i çmimeve më të mëdha në festivalin britanik BAFTA.
Drama e mbijetesës e regjisorit Alejandro Inarritu u nderua me çmimin si filmi më i mirë. Protagonisti Leonardo DiCaprio, u shpall aktori më i mirë, ndërsa Alejandro G Inarritu u vlerësua si regjisori më i mirë në këtë film.
Filmi deri tani ka fituar disa trofe dhe njëkohësisht është më i nominuari për çmimet Oscar.
Aktori, Leo DiCaprio portretizon Trapper Hugh Glass, i cili pasi sulmohet nga një ari braktiset nga shokët e tij gjatë një ekspedite në vitin 1820. Ai mbijeton në kushtet ekstreme të dimrit dhe planifikon hakmarrjen e tij.
Aktori i njohur është shumë i favorizuar për të fituar çmimin si aktori më i mirë në Academy Award më 28 shkurt.
“Nuk e kishim pritur gjithë këtë sot… Shpesh kemi folur sa e vështirë ishte për tu realizuar ky film, dhe në fakt qe, por ne jemi shumë krenarë,” u tha Inarritu gazetarëve. Inarritu, regjisori meksikan i filmit “Birdman”, i cilit ka fituar Oscar për filmin më të mirë vitin e kaluar, tha se çmimet kishin tejkaluar pritshmërit e tij.
Ceremonia për çmimet Bafta u mbajt të dielën në Shtëpinë e Operës Royal të Londrës.