Ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku dy të rinjtë, Ergi Dini 22 vjeç, dhe Kejdi Halili 21 vjeç, humbën jetën pas një aksidenti me motor, ka qenë e parandjerë në njëfarë mënyrë.
Vetë 21-vjeçari Halili para aksidentit kishte bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruante “nëse shpejtësia më vret një ditë, mos qani, unë do kem qenë duke qeshur”.
Por akoma më tragjike është ajo çka parandjerë një ditë para aksidentit tragjik, babai i Ergi Dinit, gazetari i TVSh dhe poeti Dashamir Dini.
Më 20 nëntor, ai postoi në rrjetin social “Facebook”, një poezi rrëqethëse, a thua se po ndiente gjëmën që po i afrohej.
“Çast i keq” e titullonte poezinë e tij Dashamiri, në vargjet e të cilës duket sikur shpirti i tij parandiente një gjëmë të madhe.(BW)