Intervista me Marjan Rrokun duket se do i kushtojë moderatorit të spektakleve Ardit Gjebrea. Babai i Alda Canaj, adoleshentes së vrarë në vitin 2001 nga ish-oficeri I SHISH, ka depozituar sot në Gjykatë një padi ndaj Ardit Gjebreas. Fasni Canaj ka paditur për fyerje Ardit Gjebrean, ndërsa cështjen në ngarkim e ka marrë avokati, Saimir Vishaj.
Historia e Alda Canaj dhe nënës së saj që mbetën të vrara me armë zjarri në vitin 2001 u risoll në vëmendje nga Ardit Gjebrea në emisionin “E diela shqiptare”, ku moderator intervistoi Marjan Rrokun nga qelia. Rroku rrëfeu sesi vrau nënë e bijë në vitin 2001 ndërsa shprehej se ishte penduar.
Rrëfimi nga burgu i Marjan Rrokut ka indinjuar pjesëtarët e familjes Canaj duke cuar kështu cështje dhe në gjyq.
Sipas familjes Canaj, versioni i dhënë nga ish-agjenti i SHIK-ut për vrasjen e nënë e bijë të ndodhur në mars të vitit 2001, nuk është i vërtetë. Gjatë intervistës nga qelia, Rroku deklaroi se nuk mbante mend momentin e vrasjes, sepse gjithcka i ishte errësuar gjatë konfliktit me nënë e bijë.
Por për motrën e Alda Canaj, Ornela Canaj vrasja ka qenë e paramenduar se Marjan Rroku kishte përndjekur Aldën para se ta vriste, por jo vetëm kaq. Ornela përmes një profili në facebook që ka hapur pikërisht për të nderuar kujtimin e të motrës dhe të nënës së saj thotë se edhe pas vrasjes familja e saj është përndjekur nga ish punonjësi i SHISH.
Ornela thotë Alda dhe Mbarimja gjetën vdekjen duke mbrojtur njëra tjetrë, dhe se “ky monster’ i ka kushtuar vetem vuajtje e lote familjes së saj.