Autorja e spektaklit: Nuk e doja Ledri Vulën në “The Voice of Albania”

Zefina Hasani, autore e “The Voice” ka treguar në një status në Facebook pse ka qenë kundër Ledri Vulës në këtë spektakël. Pa komente, po vëmë më poshtë statusin.

“Në audicionet e hapura, ku prisnim e dëgjonim zërat e të gjithë aplikanteve që synonin të bëheshin pjesë e The Voice of Albania 5, ndodhte shpesh që të vinin ta provonin shansin me këngët e Ledri Vulës. Ishim kategorikë për të mos i lejuar, sepse ato këngë s’ta nxjerrin dot në pah zërin. Jam e sigurtë që edhe ai vetë po të vinte në The Voice, ata, butonët e kuq nuk do të ishin ndezur për të. E megjithatë ja ku vjen një ditë që Ledri vjen si i ftuar special ne naten gjysmefinale te The Voice of Albania 5, sigurisht me këngët e tij që s’kanë nevoje hiç për zë, por që për hir të së vërtetës, duhet thënë që kanë pushtuar tregun muzikor. Të rinjtë e duan, e klikojnë e ndjekin çmendurisht pikërisht për llojin e muzikës që ai sjell në treg e për llojin e imazhit që ka krijuar. S’di sa do ta pranojnë e pëlqejnë sonte në mbrëmje brenda kontekstit të “The Voice of Albania”, ku prap për hir të së vërtetës duhet thënë që pushtetin e ka zëri po aq sa dhe stili e imazhi. Dhe e them fare pa ndrojë, duke ju referuar edhe të dhënave për votimet e publikut, 4 finalistet tanë janë artistë të vërtetë tashmë me zë e me figurë, që e kaneë fituar ndjeshëm audiencën me sfidën dhe spektaklin që kanë sjellë në këtë skenë.
Gjithsesi në ju pëlqeftë edhe Ledri shijojeni! Në mos, ju lutem mos më gjykoni për keq sepse unë isha kundra pjesëmarrjes së tij në “The Voice”. Qofsha unë gabim në këtë gjykim. Ndoshta udhëheqesi artistik Alban Male e ka nuhatjen më të saktë, përderisa e pranoi Ledrin dhe muzikën e tij në këtë skenë”, shkruan Hasani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *