“Jam konvertuar në islam në vitin 2010 e jeta ime ka ndryshuar për mirë. Por kam hequr dorë nga kërcimi pasi mendoja se askush nuk donte të shihte një balerinë të mbuluar”. Ky është thelbi i mesazhit të një 14-vjeçareje australiane që quhet Stephanie Kurlow. Ajo e ka publikuar atë në një sajt “LaunchGood” dhe i është drejtuar botës islame. “Ëndrra ime është të bëhem balerinë profesioniste dhe të hap një shkollë baleti për vajza si unë. Dua të inkurajoj këdo që ka dëshirë pavarësisht besimit, ngjyrës apo etnisë”. Republicca.it tregon historinë e Stefanie që ka studiuar balet klasik prej moshës 2-vjeçare. Ajo ka treguar se është ndikuar nga gazetarja Noor Tagouri, dhe balerina afroamerikane e Teatrit Amerikan të Baletit.