Auron Tare zgjidhet zv/president i komisionit tekniko-shkencor për pasurinë kulturore botërore nënujore të UNESCO-s

Në  Ditën e Dytë të takimit të Komisionit Shkencor dhe Teknik të UNESCO-s mbi trashëgiminë nënujore botërore, përfaqësuesi i Shqipërisë Auron Tare, me votat e të gjithë komisionit shkencor të UNESCO-s dhe me propozimin e Kroacisë, u zgjodh  zëvendëspresident i komisionit tekniko-shkencor për pasurinë kulturore botërore nënujore të UNESCO-s.

President i këtij këshilli prestigjioz u zgjodh Maria Elena Barbara Menecke nga Meksika. Në votim për këto dy pozicione mernin pjesë Mechtil Rossler, përfaqësuese e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s, Fancesko Bandarin, Kryetari i Komiteti të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Alehandro Palma Cerna, kryetar i vendeve anëtare të UNESCO-s. Në këtë takim merrnin pjesë edhe një numër i madh organizatash, shoqata dhe fondacione të dedikuara mbi Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

Takimi i  Komisionit Shkencor dhe Teknik të UNESCO-s mbi Trashëgiminë Nënujore Botërore vazhdon punimet edhe sot që është dhe dita e fundit e tij./ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *