Komentet e shumë webeve pse Eneda Tarifa harroi një fjalë anglisht, më shumë se dashakeqëse ishin qesharake, pasi tregonin nivelin katran të mediave shqiptare, ku nëse personi që qëllon në turn nuk pëlqen diçka, lajmin duket se ia “shkruajnë gratë e lagjes”.
Pas bujës ka komentuar edhe Auron Tare, o cili jo pa të drejtë është habitur me shqiptarët “poliglot”.
Eneida Tarifa sigurisht qe nuk eshte nje anglisht folese prefekte. Si perfaqesuese e Shqiperise ne Eurovizion (kam vite qe nuk e ndjek dhe nuk ja di me rendesine qe mund te kete sot ne boten kulturore) ndoshta mund te kishte parapregatitur dicka me te thjeshte ne anglisht. Megjithate mua mu duk normale anglishtja e perdorur nga Eneida . Fundi i fundit me sa di eshte ftuar per te kenduar dhe jo per te dhene intervista ne nje gjuhe qe nuk e flet shkelqyeshem. Kujtoj veten kur kam folur anglisht perpara nje mikrofoni vite te shkuara. Ndoshta mund te kem folur me keq se Eneida. Nuk e kuptoj kete kryqezimin “kulturor” alla fshatarce shqiptarishte., shkruan Tare në Facebook.