Ndryshe nga ç’është menduar, ateizmi nuk është një shpikje moderne.
Një studim i Universitetit Cambridge ka arritur të konfirmojë se ateizmi ekzistonte qysh në kohët antike. Tim Whitmash, profesor i kulturës greke në këtë universitet, sqaron për “The Guardian” se ateizmi ekzistonte edhe në Greqinë e lashtë.
Libri i tij “Duke luftuar zotat” kundërshton teorinë që ateizmi është një shpikje moderne e Europës.
“Më shumë se sa gjykime të bazuara mbi arsye shkencore, ateistët e hershëm duket se kishin kundërshti universale rreth natyrës paradoksale të besimit. Është si tíu kërkojnë të pranoni gjëra që nuk janë pjesë e botës suaj, sipas intuitës që keni”, thotë ai.