Është përkujtuar sot 5 Maji, Dita e dëshmorëve.
Lule në varrezat ku prehen, vizita në shtëpitë e familjareve dhe statuse ne rrjetet sociale.
Mes të tjerësh kryeministri ka shkruar për Qemal Stafën.
AMARCORD
Këtë 5 maj, kjo foto e heroit Qemal Stafa djalosh fare i ri, mishërim i dëshmorëve dhe të rënëve për atdhe të çdo krahine, bindje dhe ideje në vitet 1939-1944, na sjell parreshtur në kujtesë se cilët ishin në pjesën e tyre të madhe këta dëshmorë: djem e vajza me plot endrra për jetën, me zjarrin përcëllues të moshës dhe sytë plot me dëshirën e pakursyer për të dhënë për vendin shumë më shumë se ç’mund t’i jepte atyre në lulen e rinisë një vend i vogël dhe i vuajtur.
Përkulemi me respekt përpara shembullit të tyre gjithmonë të gjallë! Lavdi dëshmorëve të atdheut! ?????