Aspekti më mahnitës i shtetit më të ri të Europës: normaliteti i tij

Elizabeth Zach, një studiuese pranë Qendrës Bill Lane për Amerikën Perëndimore të Stanford University, ka bërë një vizitë në shtetin më të ri të Europës, në Kosovë.

Udhëtimit të saj ajo i ka kushtuar një artikull të gjatë, i botuar në Washington Post.

Shkrimi nis me një vizitë në  Muzeun Etnografik në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë ku autores i kanë bërë përshtypje këpucët prej druri të grave me gdhendje të ndërlikuara dhe të veshura me zbukurime. Këto këpucë datojnë qysh nga shekulli i 18-të, por “çdo grua do të ishte krenare që t’i vishte ato si atëherë edhe tani”, shkruan Zach.

“Nëse vullnetarët e guidës janë në humor, ata do të luajnë për ju një baladë të trishtuar me lahutë. Ju do të kuptoni se para dhunës, në Kosovë ka pasur civilizim dhe hijeshinë”, shkruan autorja.

Kosova është gjithashtu i pari vend në Ballkan që ka zgjedhur një presidente femër, citon më tej ajo.

Para vizitës sime në Kosvë kisha lexuar një histori të shkurtër të territorit dhe të luftës, por vetëm kur shkova atje, mbeta thjesht e mahnitur sesi është ruajtur paqja. E them këtë, duke iu referuar demografisë dhe strukturës së vendit: 92 përqind shqiptarë, me serbë së bashku me pakicat e tjera etnike, që përbëjnë 8 përqindshin e mbetur të popullsisë. Kam zbuluar se nuk kishte mur siç është përdorur në Berlin, asnjë zonë e çmilitarizuar si ajo që ndan dy Koretë. Ka qytete serbe, apo enklava, por ka edhe xhami shekullore dhe kisha që janë ngjitur njëra-tjetrës.

Kam gjetur një normalitet që unë nuk e kisha pritur, si p.sh dhjetëra dyqane që shesin veshje shik dhe një kulturë të lulëzuar kafenesh.

Disa thonë se makiatot më të mira në Europë mund t’i gjes vetëm në Prishtinë, në kafenetë intime të tilla si Soma Book Station,  ku kam kaluar një pasdite të këndshme  duke admiruar rafte librash të bukur (dhe baristët). Pashë gjithashtu dhjetëra shtëpi të reja, të financuara kryesisht nga remitancat e familjeve që jetojnë jashtë vendit dhe kam takuar shqiptarë dhe serbë, të cilët kishin ikur nga Kosova gjatë luftës, por ishin kthyer që të rindërtonin jetën e tyre atje.

Dhe ndoshta më inkurajuese për shtetin më të ri të Europës prej vetëm 1,8 milionë banorësh është një popullsi e madhe dhe energjike të rinjsh, një fenomen i rrallë në dritën e kaosit luftës së fundit dhe shkatërrimit. Gjysma e popullsisë së vendit është nën moshën 35 vjeç, dhe papunësia është e lartë në mesin e tyre -kam parë shumë prej tyre që rrinin gjithë ditën në kafene duke pirë makiato gjatë vizitës sime”. shkruan Zach.

Autorja përshkruan me imtësi gjërat që i kanë bërë përshtypje nga udhëtimi i saj dhe thotë se zhvillimi i turizmit masiv do të zhdukte ekzotizmin e vendit.

Unë shpejt pashë sesi mund të kurseja paratë e mia duke blerë ushqim të mrekullueshëm dhe të servirur me bujari për pak dollarë në vende të tilla si Pishat, një bistro me hije dhe tërheqëse në Prishtinë.

Një biletë autobus ndërqytetëse kushtonte rreth  2 dollarë. Një dhomë e pastër dhe e thjeshtë në një bujtinë në Prishtinë drejtuar nga një profesor miqësor në pension dhe gruaja e tij, rreth 15 $ për një natë. 

Kosova është ende duke luftuar fuqishëm për të fuqizuar ekonominë e saj, në mënyrë që të bindë turistët e huaj se vendi është i sigurt dhe i hapur për biznes. 

Por ajo që gjithashtu më bëri përshtypje është se, tani mund të jetë koha ideale për të vizituar Kosovën, përpara se të zhvillohet turizmi masiv, gjë që do t’i hiqte asaj pjesën ekzotike”.

(Pasqyre.al)

kosova

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *