
E njohur në Shqipëri nga shou Big Brother, Alkena Dervishaj shprehet e irrituar ndaj festimeve për Pavarësinë e Kosovës. Përmes një fotoje të marrë nga qyteti i Pejës, ajo ironizion së pari drejtshkrimin e gjuhës shqipe dhe thotë se ky qytet sot nuk feston për shumë arsye.
“Në qendër të qytetit, komunarë analfabetë në krye me skizofrenin. Në Pejë nuk festohet asgjë, për shumë arsye. E para fjalën PAVARËSI nuk e mësuat as këtë vit me e shkru pa gabime, për tjerat e dini vet, “livadhe të virgjëra” e kokën livadh. Çfarë Kosove e degraduar, çfare pavarësie e zbehtë. Urime”, shkruan Alkena në Facebook-un e saj.
Në festimet për Pavarësi, sot në Prishtinë janë organizuar protesta masive nga opozita kundër qeverisë Mustafa.