Artisti kinez Ai Weiwei i ka siguruar artistes siriane, refugjates Nour Al Khzam një piano në kampin Idomeni ku ajo po qëndron në përpjekje për të arritur të shoqin në Gjermani.
Ai e ka filmuar atë ne kampin që ndodhet në kufirin greko-maqedonas ndërsa luante në piano pas tre vitesh pa e luajtur.
Artisti disident e vuri pianon në mes të një fushe dhe e ftoi pianisten siriane të luajë.
Weiwei u tha gazetarëve se më shumë se një performancë ajo ishte “vetë jeta” dhe shtoi se arti do ta mundë luftën. The Telegraph shënon se Ai Weiwei ka punuar me projekte të ndryshme me refugjatët nëpër Europë dhe ka kaluar disa kohë në ishullin grek lesbos.
Një foto e tij si Ajlan Kurdi u kritikua gjatë.