Street art është arti i rrugës, arti me të cilin shprehet kritika dhe aktivizmi, imazhet e street artit janë të drejtpërdrejta, vetëm në këtë mënyrë ato e shpojnë syrin e hutuar të kalimtarit modern.
Workshopin e rradhës në muzeun Marubi e mban artisti Ergin Diver Santi Zaloshnja i cili bashkë me studentët e liceut të Shkodrës dhe të Tiranës si edhe të apasionuar të tjerë, do të eksperimentojë këtë medium kaq të fuqishëm të kohës sonë. Këtë do ta bëjë duke rivizituar arkivën e marubëve, jo më ekskluzive në brendinë e muzeut por në rrugë, duke i dhënë një jetë të re dhe duke u bërë pjesë e përditshmërisë së qytetit.
Përgjate workshopit mbi street art dhe aktivizëm do të mbahet një leksion interaktiv teoriko-multimedial me shembuj nga artistë të rrugës që kanë shënuar subkulturën e street artit. Mbas leksionit do të kalohet në praktikën e një prej formave të street artit, atë të “Stickerit-foto” që do të ngjitet mureve të qytetit. Teknika e Stickerit ose adesivit në formë letre do të ngjitet në mur me vinovil në formën e sagomave duke përdorur pikërisht fotografitë e arkivës së Muzeut Marubi dhe duke i përshtatur ato në një marrëdhënie site-specifik me muret në të cilat do të ngjiten.