Artan Minarolli, in memoriam në Vjenë për regjisorin

Me nismë të producentit Vincent Lucassen dhe Zj. Ingrid Mukeli Tendler dhe në patronazhin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Vjenë, në Metrokino u organizua një mbrëmje “in memoriam” për jetën dhe veprimtarinë e regjizorit të talentuar shqiptar Artan Minarolli, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur dhe të parakohshme ditën e fundit të vitit të kaluar.
Në mbrëmjen “in memoriam” morën pjesë përfaqësues të komunitetit shqiptar në Vjenë, si dhe shumë kolegë të regjizorit Artan Minarolli nga Shqipëria dhe Austria. Ishte e pranishme gjithashtu Zonja Minarolli. Takimin e moderuan me mjeshtri artistike Z. Ilir Ceka dhe Zj. Ingrid Mukeli Tendler, të cilët përcollën me shumë emocion jetën dhe veprimtarinë e regjizorit Minarolli.
Në fjalën e tij, Ambasadori Roland Bimo vuri në dukje se organizimi i këtij aktiviteti në Vjenë nuk është rastësi, por reflektim i një bashkëpunimi të ngushtë që ekziston midis të dy vendeve, Shqipërisë dhe Austrisë, i cili përfshin edhe fushën e kinematografisë. Filmi “Gjallë” që do të shikojmë në vijim është materializim konkret i këtij bashkëpunimi, theksoi më tej ai.
Producenti Vincent Lucassen solli kujtimet e tij nga bashkëpunimi artistik dhe krijues me Z. Minarolli si dhe lexoi përshendetjet nga miqtë dhe kolegët që nuk mundën të ishin prezent në takim.
Aktori Kasem Hoxha solli me shumë emocion kujtime nga jeta e tij artstike me regjizorin Artan Minarolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *