Arkivat kujtojnë me këto dokumente vdekjen e Vaso Pashës!

Më 29 qershor kujtojmë ndarjen nga jeta të Rilindasit të shquar Vaso Pasha.
Vaso Pasha u lind në Shkodër më 17 shtator 1825 dhe vdiq në Bejrut më 29 qershor 1892.
Njihet gjithashtu si Pashko Vasa e Vasa pashë Shkodrani. Vaso Pasha ishte shkrimtar, poet dhe publicist i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Në vitet 1878-1882 V. Pasha u shqua si një nga figurat kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shqipërisë. Më 1879 ai ishte një ndër veprimtarët më aktivë të “Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip”. Pashko Vasa është autor i shumë veprave politike e historike. Në këto vepra ai mbrojti çështjen e popullit shqiptar, të drejtën e tij për të jetuar i lirë dhe i pavarur.
Foto 1: Vaso Pasha
Foto 2: Lajmërim nga ana e familjes për vdekjen e Vaso Pashës në Liban 1892.
Foto 3, 4: Vjersha “Albanus Albano”, shkruar frëngjisht nga Vaso Pasha në Adrianopoje, në vitin 1881.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *