Shtatëdhjetë vjet pas rënies së Gjermanisë naziste, një numër i habitshëm ndërtesash të saj dhe disa hapësira publike mbeten ende – shumë prej tyre kanë tashmë përdorime të reja, ndonjëherë kontroverse. Libri i ri Colin Philpott, “Reliket e Rajhut: Ndërtesat që nazistët lanë pas”, shqyrton fatin e tyre dhe shpjegon se çfarë kjo tregon për qëndrimet ndaj nazizmit sot, shkruan the Guardian.
Nuremberg
Një zonë e madhe në pjesën jug-lindore të Nuremberg u shndërrua në vitet ‘20-‘30 në vendin ku mbaheshin tubimet vjetore të partisë naziste – ushtrimet masive propagandistike, ku Hitleri dhe udhëheqësit e tjerë u drejtoheshin ‘besimtarëve’ nga tribuna e projektuar nga arkitekti i preferuar i Fyhrerit, Albert Speer.
Stadiumi Olimpik i Berlinit (foto kryesore)
Berlini kishte fituar të drejtën të organizonte Lojërat Olimpike të vitit 1936 para se nazistët të vinin në pushtet. Pasi u bë Kancelar gjerman, Hitleri u bind shpejt në vlera propagandistike që ato ofronin. Planet për objektet sportive për Lojrat Olimpike u bënë më ambicioze dhe gjëja më kryesore ishte Stadiumi Olimpik, ku shpresat e nazistëve që “lojërat do të tregonin superioritetin arian’ disi u zbehën sepse në vrapim fitues I katër medaljeve të arta ui shpall amerikani me ngjyrë, Jesse Oëens.
Stadiumi olimpik I mbijetoi shkatërrimit të Berlinit por u cilësua si një object që duhej shembur dhe të zëvednësohej nga një I ri për KUpën e Botës më 2006. Pas shumë debatesh një investim prej 242milionë euro u bë dhe sot ai është një nga më të mirët në botë.
Führerbau
Führerbau ishte ndërtesa e Hitlerit për argëtim ndërsa ai ishte në Mynih. Sot, ajo është një ndërtesë e bukur, por e pavënë re në një rrugë të qetë në Mynih. Ajo është shtëpia e Universitetit të Muzikës dhe Teatrit.
Kampi Prora-Rügen
Puna për të ka filluar në vitin 1936. Ideja ishte të krijohej një kamp pushimi në bregdetin verior të Gjermanisë ku mund të akomodoheshin 20.000 nazistë në çdo kohë. Pas vitit 1945, ndërtesa, të cilat shtriheshin në tre milje përgjatë bregdetit, janë përdorur nga ushtria. Sot, megjithatë, pavarësisht nga disa kundërshtime lokale, disa nga blloqet janë duke u kthyer në shtëpi pushimi luksoze – duke iu rikthyer qëllimit të tyre original të 75 viteve.
Carinhall, rezidenca gjermane
Udhëheqja naziste përvetësoi ose ndërtoi disa rezidenca të kushtueshme private për veten. Shumica u shkatërruan ose nga aleatët në fund të luftës së Dytë Botërore ose disa vjet më vonë nga autoritetet gjermane të pasluftës. Carinhall në pyllin Schorfheide, rreth 50 milje nga Berlini, u ndërtua në vitin 1930, por u shkatërrua me urdhër të Goringut në vitin 1945 kur aleatët avancuan në Gjermani. Sot, ka mbetur vetëm shtyllat e portës së “Carinhall”.
Bunkeri i Hitlerit, Berlin
Një nga shqetësimet mbi trajtimin e vendeve naziste në Gjermani ka qenë rreziku se ato do bëheshin tempuj neo-nazistësh. Mbase vedni që rrezikonte më shumë ishte bunkeri i Hitlerit në Berlin, ku ai kaloi muajt e fundit të jetës së tij para se të kryente vetëvrasje në prill të vitit 1945. Deri në ribashkimin e Gjermanisë në fillim të viteve ’90, vendi i bunkerit ishte varrosur poshtë Murit të Berlinit.
Tani, një pallat dhe një makinë ku ka vetëm një shënim të thjeshtë e tregojnë vendin ku ka qenë bunkeri./Pasqyre.al