Arbana Osmani rikthehet në BIG BROTHER: Nëse nuk kam nisur një beb tjetër…

Prezantuesja e njohur Arbana Osmani ka njoftuar rikthimin e saj në prezantimin e një prej spektakleve më të ndjekura televizive, Big Brother. Këtë herë në edicionin e nëntë, Big Brother, do të ketë sërish në plan të parë prezantuesen që ka qenë me publikun për tetë edicione, me një vit shkëputje më 2015. Ndërsa ajo u bë nënë, vendin e saj skenë e zuri Ledion Liço, ndësa nuk munguan zërat se ajo nuk do të kthehej më, për shkak të marrëdhënieve të krijuara. Zërat u përforcuan kur ajo drejtoi një tjetër spektaktakël: “Në një javë” me producentin Rezart Aga. Për Liçon pati reagime të ndryshme: disa e pëlyqen prezantimin e tij në BB e disa e kritikuan atë. Megjithatë, Osmani është treguar gjithnjë shumë e rezervuar për këtë temë në daljet e veta. “Për ata mijëra shikues që pyesin çdo ditë, në facebook, instagram, tuiter, rrugë, kafe, viber, kënd lojrash, konsultore, etj. Big Brother 9 do të rikthehet në ekranin e Top Channel në pranverën e vitit 2017. Nëse deri atëherë nuk kam nisur ndonjë beb tjetër, prezantuese do jem sërish unë. Taksirat. Love”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *