Ornela Durmishaj e Pandi Zhonga janë dy drejtorët e rinj të emëruar nga Ministria e Kulturës përkatësisht për parqet e Apolonisë dhe Butrintit.
Ka qenë vetë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ajo e cila ka bërë të ditur se janë ata dy drejtorët e rinj të dy parqeve kombëtare arkeologjike, Apoloni dhe Butrint.
Ornela Durmishajn, drejtoren e re në Parkun Kombëtar të Apolonisë dhe Pandi Zhongën drejtori i ri në Parkun Kombëtar të Butrintit i pret një sezon i ri dhe sfidues.
Të dy rë rinj edhe në moshë, Durmishaj është arkeologe që ka marrë pjesë në disa ekspedita pra vjen nga sistemi i trashëgimisë, ndërsa Zhonga është arkitekt.
Ky i fundit vjen në një fazë kur Butrinti ka qenë në qendër debatesh për shkak të ndërtimit të një kafeneje pranë muzeut.