12 muajt e fundit e kemi parë yllin e kinemasë, Antonio Banderas si një pirat të fiksuar pas ushqimit, Burger-Beard në filmin The Spongebob: Sponge Out of Water dhe njëkohësisht si një playboy në Knight of Cups. Dhe në moshën 55 vjeçare sigurisht që zhdërvjelltësia qartazi nuk është një problem për aktorin e famshëm.
Në këtë javë të regjisorit Malick, një film që është i vështirë për tu dalluar nga Malick-ët e fundit që kemi parë, në vitin 2012, ku Banderas qëndron me Christian Bale, Cate Blanchett, Natalie Portman. Kjo nuk është një karrierë e lartë për të gjithë të përfshirët – por çfarë saktësisht është “vintage” Banderas?
Law of Desire
Gjatë ditëve të tij të hershme në skenë, Banderas u zbulua nga Pedro Almodovar, i cili e mori atë në shtatë filma të tij. Në një nga shfaqjet e tij më të mira në filmat e Almodovar ishte dramën e vitit 1987, e cila bëri bujë për skenat e qarta intime mes dy homoseksualëve. Si dashnor posesiv protagonist, performanca e Banderas është e përkryer dhe një nga rolet më të spikatura të tij.
The Mambo Kings
Banderas u prezantua për herë të parë në Hollywood përmes Madonna-s, teksa ajo u përpoq ta joshte, pavarësisht pranisë së gruas së tij, në dokumentarin e vitit 1991 “In bed with Madonna”. Por një vit më vonë Banderas u shfaq në një rol energjik në një muzikal. Por edhe pse komentet pozitive nuk dërguan më shumë lekë në arka, ky rol ishte si një kartë për Banderas.
Desperado
Pas shtatë filmave që Banderas bëri me Almodovar, ai bëri gjithashtu shtatë të tjerë me Robert Rodriguez. Më i miri prej tyre ishte ai i vitit 1995, vazhdim i El Mariachi, i cili i dha Banderas mundësinë për të treguar aftësitë e tij në aktrim.
The Mask of Zorro
Një nga filmat më të suksesshëm që i dha privilegjin e tij të parë, edhe pse ishte më jetëshkurtër, ishte Zorro. Kimia e tij me Catherine Zeta-Jones, i shtoi zjarr sharmit, aventurës së vjetër, që po ashtu tregoi lehtësin e tij me komedinë.
The Skin I Live In
Në vitin 2011 është sërish Almodóvar, i cili i dha karrierës së Banderas një shtytje shumë të nevojshme me këtë thriller psikologjik, që u bë një nga filmat më të mirë të regjisorit të njohur. Si një kirurg plastik në një mision të çuditshëm, ai anon mes karizmës dhe rrezikut me lirinë./Pasqyre.al