Antonia Pozzi: “Zambakë uji”

Zambakë uji të zbehtë, të lehtë
shtrirë mbi liqen
si nënkrejse që një zanë
kur qe zgjuar
i pat harruar
mbi ujët e gjelbër në të kaltër

zambakë uji
me rrënjë pa fund
që humbin
në humbëtirë

rrënjë s’kam as vetë
që ma lidhin jetën
time me tokën

kështu rritem dhe unë
nga fund i një liqeni
mbushur plot
me lot.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *