Amaneti gjenial i Umberti Eco-s

Janë mbledhur për ta kujtuar, studentët e kolegët. Për të vendosur si do ta kujtonin pas një viti, me një konferencë ndërkombëtare. Rektori u kish dhënë leje, por Umberto Eco ia ka dalë mbanë t’i pengojë.
Një orë para takimit, në  Scuola Superiore di Studi Umanistici, e shoqja  Renate ka telefonuar Patrizia Violin në universitet dhe ndjekëse e semiologut duke i thênë: “Në testament kërkohet që unë dhe fëmijët e mi të mos promovojmë as të mos autorizojmë konferenca për të për 10 vite”. Mbasi janë ndjerë keq, ata pothuaj janë argëtuar me ketë “shaka” pas vdekje të maestros së tyre, sepse kur ua thoshte ata nuk e kishin marrë seriozisht, por bashkëpunëtorët e tij më të afërt nuk kanë dyshime- do të respektojnë vullnetin e tij.
“Në këtë vullnet ne njohim e gjejmë ironinë e profesorit i cili nuk donte të mumifikohej as të bëhej monument”- ka thënë Costantino Marmo, presidente i Scuola di Lettere shkruan Republicca.it. Një vullnet prej atyre të Eco-s që Patrizia Violi e kupton: “Personalisht më duket një zgjedhje e stilit të tij dhe e drejtë, një ide gjeniale. Ka dashur të shmangë konferencat e shumta përreth e të ftonte në një reflektim më të gjatë. Po, ndonjëherë thoshte se donte ta studionin”.
Kolegët janë shprehur se nuk do të ndalojnë konferencat e mundshme jashtë Universitetit të Bolonjës, por nuk do të marrin pjesë në asnjë prej tyre. Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *