Këngëtari Endri Prifti ka braktisur spektaklin më të ri në Tv Klan “Diku të kam parë”, ( Your Face Sounds Familiar- Albania).
Shkak për këtë duket se është bërë sjellja e prezantueses Alketa Vejsiu, e cila fillimisht ka censuruar fjalën e Endrit, ndersa më pas ajo i është drejtuar këngëtarit duke i thënë se duhet të pijë alkool.
Alketa i ka kërkuar Endrit që të bëjë pak pushim pastaj të flasë. “Unë të them edhe këtë. Të marr mikrofonin, shko pas kuintave, disiplinohu pastaj eja këtu, sepse dole pak nga orbita. Jo sepse këtu te programet e mija ka limite. Nuk mund të themi ca na vjen në mëndje. Po sepse po flet përçart dhe unë nuk e përballoj dot këtë të folurën tënde përçart, në skenë përpara milion shikuesve”, i tha Alketa, këngëtarit Endri Prifti, i cili në fakt nuk dukej se ku donte të dilte me fjalët e tij në skenë.
Pas përfundimit të spektaklit, vëllai i Endrit, Stefi Prifti ka reaguar në rrjetin social Facebook.
Në reagimin e tij, Stefi shkruan se vëllai i tij nuk mund të futet në kafazin e Alketës.
“Gjigandi e kreu misionin. Nuk mund të gjejë veten në këtë spektakël me rregulla strikte…!!! Ai është një shpirt i lirë, nuk mund të futet në “kafazin”e Alketa Vejsiut.” shkruan Stefi Prifti në reagimin e tij.
Endri Stefi në këtë shou, i cili pati sot mbrëmjen e parë, imitoi këngëtarin e madh italian, Vasco Rossi.