Rruga për në parajsë fillon nga ferri! Të paktën kështu tregon premiera më e fundit e regjisorit të njohur Ridley Scott, “Alien: Covenant”. Filmi që është i pari vijim i “Prometheus” do të fillojë projeksionet shqiptare më 18 maj në kinema Millennium duke sjellë në ekranin e madh trillerin, fantashkencën, por edhe horrorin mbi një udhëtim ndërplanetar që nuk shkon ashtu sic ishte parashikuar.
Në film interpretojnë aktorët Michael Fassbender, Katherine Waterston, Billy Crudup, Danny McBride, Carmen Ejogo, dhe Demián Bichir, të cilët janë ekuipazhi i një anijeje kozmike e cila ndalon në një planet të panjohur dhe bën një zbulim të tmerrshëm.
Astronauti Covenant transporton mijëra embrione në drejtim të një planeti me karakteristika të përshtatshme për të nisur jetën nga njerëzit. Për shkak të një defekti në anije, ai dhe ekuipazhi I ij janë të detyruar që të ndërpresin gjumin dhe pasi janë zgjuar ndjekin një sinjal në radio që trgon për një planet tjetër shumë pranë tyre që ka të njëjtat karakteristika atmosferike si planeti i zgjedhur më parë.
Filmi është pjesë e sagës Alien dhe pritet të ndihet edhe nga dy fjalë të tjerë të cilët do të krijojnë një triologji kushtuar origjinës së filmi “ Alien” prodhim i vitit 1979 që i ndërroi fytyrën kësaj gjinie të kinemasë. Ky është filmi i tretë i serive Alien që mban firmën e regjisorit Scott.
Ndonëse filmi ende nuk ka filluar të shfaqet në kinematë amerikane, në tregun botëror projeksionet e tij kanë rezultuar të sukseseshme duke e renditur në krye të klasifikimeve të arkëtimeve. ndërsa në kinematë amerikane pritet që filmi të arkëtojë mbi 50 milionë dollarë vetëm në fundjavën e parë të projeksioneve kundrejt një buxheti prej 111 milionë dollarësh.
Nga ana e saj media e specializuar e ka vlerësuar filmin duke vënë theksin në performancat e forta të aktorëve Ëaterston dhe Fassbender.”Ka shumë detaje nga filmat e mëparshëm Alien, por nga mënyra si janë vendosur të duket sikur i sheh për herë të parë “- shkruan media e cila vlerëson punën e regjisorit Ridley Scott.